MotoGP, Honda konfirmon Bradl; Marquez, rikthimi në 2021

Sezoni i Marc Marquez në MotoGP është praktikisht i mbyllur që pas garës së parë të tij në Jerez ku 8 herë kampioni i botës u rrëzua duke dëmtuar krahun e djathtë. Ai që konfirmoi mungesën e spanjollit të Hondës deri në vitin 2021 ishte Stefan Bradl, piloti që po e zëvendëson katalanasin.

‘Do të mbyll sezonin. ma komunikuan dje dhe nuk e di nëse mund ta them zyrtarisht, por është fakt i kryer-u shpreh Bradl në një intervistë për televizionin gjerman Servus TV-Marc duhet të përqendrohet që gjithcka të jetë në rregull. Nuk besoj se për të ia vken të rrezikojë dhe të tentojë të rikthehet, duhet të rekuperohet plotësisht. ndërkaq, mua më pret shumë punë. Pas dy garave në Valencia do të shkoj në Jerez për një test dhe më pas në Portimao për garën e fundit’

Përsa i përket Marquez, nuk përjashtohet as një ndërhyrje e tretë kirurgjikale. Mësohet se spanjolli ka pasur sërish dhimbje në krahun e djathtë që ende nuk e ka rifituar plotësisht ndjeshëmërinë.

sfidanti.al