Motociklizmi, cështje e familjes Markez, në Moto2 triumfon vëllai I Mark

Botërori I Motociklizmit duket se është kthyer në cështjen e familjes Markez. Pas triumfit të Markut përpara dy garash në MotoGP, tani është radha e vëllait të tij Aleks që të shpallet kampion bote, por ky në garat e Moto2 duke përsëritus suksesin e arritur në Moto3 në vitin 2014.

Aleks Markez, në Cmimin e Madh të Malajzisë në këtë kategori, u mjaftua me vendin e dytë në garë pas afrikanojugorit Bred Bajnder për të siguruar matematikisht titullin kampion duke qenë se diferenca shkon në 28 pikë kur ka mbetur edhe 1 garë nga fundi I kampionatit. Plotësoi podiumin e garës Tomas Luti I ndjekur nga Cavi Virge në të katërtin dhe Horhe Navarro në të pestin

Pas 5 vitesh në Moto2 ku mësoi shumë, Aleks Markez u shfaq më constant duke I rezistuar mjaft mirë Bajnderit në pjesën e dytë të sezonit. Afrikanojugori I KTM në Sepang shënoi fitoren e tretë në 5 garat e fundit dhe e katërta për të në 2019, por nuk I mjaftoi për të festuar titullin botëror që shkoi zyrtarisht në duart e vëllait të Mark Markez. Aleks e nisi garën nga pole position, por u kalua shumë shpejt nga Bajnder. Ky I fundit rrezikoi të hedhë poshtë fitoren  pas një gabimi 15 xhiro nga fundi I garës, por ai e arriti Aleks Markez duke e kaluar sërish pak xhiro më vonë.

I treti doli Tomas Luti, rivali më I afërt I Markez për titullin me zviceranin që la pas Cavi Virge dhe Horhe Navarron.

Sfidanti.al