Kristian Kolman e bën sërish; tjetër rekord në 60 m në salla të mbyllura

Këtë radhë askush nuk mund të ndalë historinë; Kristian Kolman vendos një tjetër rekord botëror në garën e 60 më në kampionatin  amerikan të atletikës në Salla të Mbyllura. Në 19 janar, sprinteri vendosi rekordin prej 6.37 sekondash në këtë garë, por një muaj më vonë, kjo kohë u ul pak më shumë në 6.34 sekonda.

Në fakt pritej që 21 vjecari të vendoste këtë rekord duke parë edhe shpërthimin e tij në Botërorin e Londrës së 2017 në Atletikë teksa në garë e 100 m u rendit në vendin e dytë pas bashkëkombasit të tij Justin Gatlin duke lënë pas rekordmenin botëror Usain Bolt

‘Vrapova vetëm për të fituar-tha Kolman-por pata kundërshtarë shumë të fortë dhe më duhej të jepja maksimumin dhe shënova rekordin. besoj kam ende për të bërë që të përmirësohem sidomos në startin e garës që nuk ishte shumë i mirë’.

sfidanti.al