Ju prezantojmë Skifterin Falah; maskotën e botërorit të atletikës

Komiteti Olimpik i Katarit ka bërë prezantimin e maskotës së Kampionatit botëror të Atletikës që do të zhvillohet këtë vit në Doha të Katarit; quhet falah dhe është një skifter. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë 490 fëmijë, ndërkohë që përzgjedhja e maskotës u bë pas një garimi të 21 skicimeve që u grumbulluan në Komitetin Olimpik Lokal, skicime që më pas iu nënshtruan edhe votimit.

Ishin fëmijë të moshës 8-16 vjec ata që bënë votimet e tyre në përfundim të të cilave fitues doli pikërisht Falah, dizenjo e të cilit u krijua nga artisti Tiodor Pol Manuel që përfitoi edhe një shpërblim financiar për këtë sukses.
Botërori i Atletikës i Dohas do të zhvillohet në 27 shtator-6 tetor dhe në të do të marrin pjesë 2000 sportistë nga 213 vende të botës. Në këtë eveniment do të ketë 10000 të ftuar ndërkombëtarë si dhe përfaqëuses te medias nga e gjithë bota. Kampionati botëror i Atletikës është evenimenti i tretë më i rëndësishëm sportiv në botë dhe do të transmetohet në televizionet e 200 vendeve të botës.

sfidanti.al