Hamilton u kunderpergjigjet: Nuk u kërkova pilotëve të tjerë të gjunjëzohen

Cmimi i Madh i Austrisë në Formula 1, që ishte gara e hapjes së këtij botërori nisi me gjestin simbolik të pilotëve të vendosjes së gjurit në tokë në vijën e nisjes si shenjë proteste kundër racizmit. Megjithatë jot ë gjithë e bënë këtë gjest, ata që refuzuan ishin pikërisht Leclerc dhe Verstapen që preferuan të qëndronin në këmbë. Sipas zërave të fundit këta dy pilotë kishin mosmarrëveshje me Leëis Hamilton, nismëtari I kësaj proteste në  mbështetje të lëvizjes ‘Black Lives Matter’.

‘Nuk u kam kërkuar apo pretenduar që dikush të gjunjëzohet. As nuk kam folur për këtë-tha Hamilton-ishin Formula 1 dhe  Sindikata e Pilotëve që e bënë këtë. Unë vetëm përshkrova një skenar në bazë të të cilit heshtje do të thotë të jesh bashkëpunëtor’.

Hamilton në këtë mënyrë duket se iu përgjigj një artikulli të publikuar nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’ ku theksohet se në mënyrë private një numër pilotësh janë bezdisur nga këmbëngulja e Hamilton për t’i detyruar të gjunjëzohen gjatë një mbledhjeje të Sindikatës së Pilotëve të zhvilluar ditën e premte.

Sfidanti.al