Gjuha e gjatë shkrin akullin  korean..ne Olimpiaden dimerore

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka filluar një hetim kundër rusit Semjon Elistratov që medaljen e tij të bronzit në garën e patinazhit të shpejtë 1500 metra ua kushtoi bashkatdhetarëve të tij që janë pezulluar “në një mënyrë të padrejtë dhe të rëndë”. Elistratovi, në podium u ngjit nën flamurin olimpik, si pjesë e olimpistëvë nga Rusia, pasi Komiteti Olimpik i Rusisë është pezulluar, për shkak të dopingut. Në Olimpiadën Dimërore në Pjongçang, KON-i ka lejuar pjesëmarrjen e 169 sportistëve rusë, por si konkurrues neutralë me flamur neutral.

“E kam të vështirë që t’i mbaj lotët. E kam thënë edhe më parë se çdo medalje që do të fitoj, për mua, do të ketë një shkëlqim ari. Jam shumë i lumtur që arrita të fitoj medalje, pavarësisht nga situata, në të cilën ndodhet, tani, sporti rus. Ua kushtoj këtë medalje të gjithë sportistëve që janë përjashtuar nga Lojrat Olimpike në këtë mënyrë të padrejtë dhe të rëndë”, vuri në dukje Elistratovi që, tani, ndodhet nën hetim, pasi, me komentin e tij, ai ka shkelur rregullin, sipas të cilit nuk lejohen komente më konotacione politike.

Sfidanti.al