Fetel fikson objektivin: Te kthehem te triumfi sa me shpejt te jete e mundur

Objektivi me i rendesishem per Ferrarin ne Formula 1, fitimi i titullit per pilotr u sfumua, por Kimi Raikonen e Sebastian Fetel nuk jane dorezuar ende ne kete sezon dhre shpresojne qe t’i japin Kokekuqes italiane te pakten titullin per konstruktore. Vete piloti gjerman e deklaroi kete ne konferencen per shtyp ne prag te Cmimit te Madh te Brazilit.

‘Nuk eshte momenti per te arritur ne konkluzione-tha Fetel-jane edhe 2 gara ku duhet te perqendrohemi. Nuk eshte casti i duhur per te bere bilancin e sezonit. Dua qe te fitoj sa me shpejt te jete e mundur. Do te doja ta kisha bere kete ne garat e meparshme, por do te tentojme ketu dhe ne Abu Dabi. Garat e fundit ishin pozitive per ne persa i perket ritmit keshtu qe do te tentojme’.

Edhe Kimi Raikkonen qe eshte drejt mbylljes se aventures se tij me Ferrarin do te kerkoje te beje sa me mire per kete skuader, nderkohe qe nga gara braziliane ka kujtime shume te kendshme.

‘Titullin ne F1 e fitova pikerisht ketu ne Brazil, por eshte dicka qe nuk e mendoj-tha Raikkonen-kete fundjave do te kerkojme te bejme me te miren e mundshme pasi eshte ende ne loje titulli per konstruktore, qe eshte aspekti me i rendesishem per skuadren dhe motivi kryesor per te cilin jemi ketu. Do te kerkojme te fitojme keto 2 gara qe kane mbetur’.

Sfidanti.al