Efekti coronavirus, NBA me dyer të mbyllura? LeBron James: S’luaj pa tifozë

Emergjenca coronavirus ka shkuar edhe në SHBA dhe NBA po përgatitet të shohë mundësinë që disa ndeshje t’i zhvillojë me dyer të mbyllura. pas paralajmërimit të bërë ditë më parë për t’u treguar praktikat më të mira për t’u ndjekut, Liga Amerikane e Basketbollit u ka shpërnadrë një komunikatë 30 skuadrave të kampionatit ku u ka kërkuar që të përgatiten për mundësinë e zhvillimit të disa ndeshjeve pa praninë e tifozëve.

Për më tepër skuadrat duhet të përcaktojnë veprimet që duhen ndërmarrë për të zhvilluar këto sfida me dyer të mbyllura dhe atë që përkufizohet si stafi esencial për mbajtjen e tyre duke përjashtuar median dhe personat e tjerë që frekuentojnë arenat. ndërsa skuadrat duhet të përgatiten për të kryer kontrolle për temperaturën e lojtarëve, anëtarëve të stafit dhe arbitrave.

Por është dikush që del kundër mundësisë së zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura dhe bëhet fjalë për yllin e LA Lakers, LeBron James

‘Unë luaj basketboll për shokët e mi të skuadrës dhe tifozët. mund të bëjnë cfarë të duan, unë nuk do të luaj me dyer të mbyllura-u shpreh ‘the King’ James-të luash pa publik është e pamundur, nuk luaj po s’pati tifozë në tribuna’

sfidanti.al