E cuditshme në Formula E, Masa mbeti pa energji prane fundit të garës

Dy ditë pas garës së Formula E në Monako, zbulohen detaje kurioze për brazilianin Felipe Masa për mënyrën sesi e përfundoi atë madje duke u ngjitur në podium. Piloti i skuadrës Venturi rrëfen se kuptoi që nuk kishte energji mjaftueshëm në kalimin e fundit në shikanin e pishinave.

Me Verlajnin që e ndiqte nga pas, Masa nuk kishte mundësi as të përdorte frenat për rekuperimin e energjisë. kështu që 150 m nga vija e finishit ai mbeti thatë, por gjithsesi ai arriti të ruajë vendin e tretë në garë për inerci. Madje Felipe Masa e mori me të qeshur këtë episod teksa tregoi se edhe në simulatorin e Venturit i ndodhi 2 herë e njëjta gjë, 80 m nga fundi.

sfidanti.al