De Kolo i kujton CSKA-së se çfarë ka humbur, sukses me Fenerbahçen!

Ndryshimi në stol ishte i vështirë dhe trashëgimia që la pas Zheljko Obradoviç, tepër e rëndë. E ndjeu thellësisht pasardhësi i tij, edhe ai serb, Igor Kokoshkov, por duket se tani faqja po kthehet. Fenerbahçe e Stambollit arriti një fitore shumë prestigjioze në fushën e CSKA-së së Moskës, rivales së tij të madhe të viteve të fundit duke rihapur lojrat në Euroligë.

Një lojtar u veçua mbi të gjithë, ish-ylli i CSKA-së, Nando De Kolo. Basketbollisti francez pati një vlerësim prej +38 diçka që ndodh shumë rrallë në Championsin europian të koshit, duke arritur shifra prej NBA-je. Plot 22 pikë, 2 topa në tabela, 9 asistë, 4 vjedhje topi dhe vetëm 1 humbje topi. Ishte i saktë në të 6-të gjuajtjet për 2 pikë, në 2 nga 3 për tri pikë dhe në të 4 gjuajtjet e lira. Jan Veseli u qendroi në krah me 24 pikë, 6 topa në tabela e 3 asistë duke marrë vlerësimin 32 pikë. Fenerbahçe fitoi në Moskës 89-83 duke ndihmuar Barcelonën të dilte në vend të parë pas triumfit me Crvena Zvezdën në Beograd, edhe pse me pikë të barabarta me rusët. Vetë Feneri ka 11 fitore e 10 humbje, ende jashtë zonës së plej ofit, por tashmë me shumë shpresa për t’ia dalë.

Sfidanti.al