Botërori i F1 me 25 gara? Jean Todt e pëlqen idenë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit Jean Todt e mbështet idenë e Liberty Medias për një kalendar me 25 gara në Botërorin e Formula 1 në të ardhmen. Kampionati i këtij viti do të ketë në kalendar 22 gara pasi në të janë përfshirë Cmimi i Madh i Vietnamit dhe Holandës, ndërkohë që është konfirmuar edhe gara e Barcelonës

‘Besoj se do të jetë një proces i gjatë deri në momentin kur në Formula 1 të kemi 25 gara-tha Jean Todt për portalin ‘autosport.com’-besoj se është dhënë shumë rëndësi një kalendari me 25 gara dhe këtë vit do të kemi 22. Është situata ku duhet të përqendrohemi’.

Për Todt një botëror me 25 garë nuk është dicka e tepruar.

‘E ndjej që ne këtu jemi të bekuar që jemi në një botë që e duam-vijoi Todt-kemi pasionin dhe jemi të privilegjuar. Cdokush që është pjesë e Formula 1 është i privilegjuar, por të gjithë duhet të bëjnë detyrën që u është ngarkuar. Kur isha te Ferrari, punoja 18 orë në ditë, 6-7 ditë në javë sepse e kisha pasion këtë punë’

sfidanti.al