A do të jetë Xhastin Geçji një sfidë për Nurmagomedovin?!

Mediat në Britani dhe në SHBA e japin si një duel të madh, dhe ndoshta edhe mund të jetë i tillë. Habib Nurmagomedov do të bëjë daljen e dytë në ring që pas fitores ndaj Konor Mekgregorit, këtë herë ndaj amerikanit Xhastin Geçje. Luftëtari dagestanas, me nënshtetësi ruse, ka 28 fitore dhe asnjë humbje deri tani në artet e përziera marciale, në Kampionatin Botëror UFC, ndërsa Geçje 31-vjeçar ka 22 fitore dhe 2 humbje. Dueli është parashikuar për në 24 tetor në Abu Dabi, Nurmagomedovi është padyshim favorit, por tabloidet flasin për disa cilësi të Geçjes që mund ta ndihmojnë. Së pari, aftësia si mundës pasi mundja është pika më e fortë e Habibit, së dyti rezistenca fizike dhe së treti aftësia si boksier e fuqia e grushtit. Geçje mundi bindshëm Toni Fergusonin në 9 maj të këtij viti, por në 2018 është mundur nga Dastin Puarie, luftëtari që Nurmagomedovi e mundi në shtator 2019 në 3 raunde. Po ashtu, Geçje u mund në 2018 nga Edi Alvarez. Vetë Nurmagomedovi ka parashikuar që dueli do të përfundojë në favor të tij në 3 raunde.

Sfidanti.al