Vret veten, për Darlington futbolli më i rëndësishëm se jeta

Futbolli ndoshta për shumë të tjerë është thjesht passion, një lojë me 22 lojtarë dhe me 1 top që rrotullohet kudo, e ndërsa për dikë tjetër  një ëndërr e madhe që kur ndërpritet në mes nuk kë më asnjë motiv për të vazhduar jetën.Kështu ka ndodhur edhe me një yll i cili u shua në moshën 20 vjeçare.Futbollisti i talentuar i vlerësuar shumë lart nga njohësit e futbollit në botë i ka dhënë fund jetës së tij pas shumë lëndimeve të pësuara, të cilat i përfunduan karrierën. Joel Darlington, 20-vjeçar, i cili kishte qenë në provë edhe te Manchester United dhe e ka përfaqësuar Uellsin në grupmoshat e të rinjëve, ka vrarë veten.

E gjithë kjo pasi lëndimet në krahror dhe në shpinën e tij rezultuan se ai nuk mund ta vazhdojë më futbollin.Provat e tij me Manchester Unitedin kishin ecur mjaft mirë deri në momentin kur ai pësoi lëndim të rëndë në kraharor dhe pas kontrolleve, mjekët ia ndaluan që ai të vazhdonte te luante futboll pasi ky lloj sporti do t’i rrezikonte jeten. Trupi i pajetë i futbollistit ishte gjetur në një garazhd në shtëpinë e tij, pasi nëna i ishte kthyer nga një udhëtim.