Antetokumbo luan më mirë për Skuadra e Lebronit fiton Ndeshjen e Yjeve!

Numri 1 në fushë nuk ishte asnjëri prej kapitenëve, por Koui Leonard. Ylli i Klipersave, kampioni në fuqi i NBA-së, realizoi 30 pikë në Ndeshjen e Yjeve që u fitua nga Skuadra e Lebron Xhejmsit. Shifrat ishin 157-155, në një finish dramatik, të vendosur nga gjuajtjet e lira të Entoni Dejvisit. Vetë Lebroni shënoi 23 pikë, si dhe pati 5 topa në tabela e 6 asistë në gati 19 minuta lojë. Janis Antetokumbo, kapiteni i Skuadrës tjetër, shënoi 25 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 4 asistë, duke vjedhur një top e bllokuar 3 gjuajtje, por ishte në fushë për më shumë minuta, 31.

Leonard pati edhe një arritje të rëndësishme, pasi u shpall Lojtari më i mirë i ndeshjes, duke fituar trofeun e emërtuar Kobi Brajant, për nder të legjendës së shuar të Lejkërsave. Në vetëm 20 minuta, ai realizoi 30 pikë, kapi 7 topa në tabela, shërbeu 4 asistë dhe vodhi 2 topa, me fanelën e Skuadrës së Lebronit. Entoni Dejvis realizoi 20 pikë, po për ekipin e Lebronit, Xhejms Harden 11 dhe Luka Donçiç 8. Në ekipin e Janisit, Embiid realizoi 22 pikë, Uolker 23, Gober 21.

Sfidanti.al