Ukraina kualifikohet në Euro 2020; Zincenko I papërmbajtshëm në festime

Gërthitma, këngë,kore stadiumi, gjithcka ndodh në lidhje direkte. Ukraina u kualifikua matematikisht në Euro 2020 dhe Oleksandr Zinchenko e shfaqi të gjithë entuziazmin e tij përpara telekamerave. Fillimisht e bëri gjatë një interviste në përfundim të ndeshjes me Portugalinë që Ukraina e fitoi 2-1, më pas ai shpërtheu edhe në studion televizive ku ishte ftuar.

Nuk është hera e parë që Zincenko e ekzagjeron me veprimet e tij në lidhjet e drejtpërdrejta televizive. Në qershor, pas fitores 5-0 me Serbinë gjatë kualifikueseve të Euro 2020 futbollistiputhi gazetaren Vlada Sedan.  Zincenko dhe Sedan njihen shumë mirë dhe pikërisht në orët e fundit gazetarja publikoi në Instagram foton ku ajo I tha ‘Po’ propozimit për martesë të futbollistit ukrainas.

Sfidanti.al