Pato, përse të ka ikur mendja nga aktorja myslimane kineze?!

Pato njihet nga të gjithë ata që ndjekin futbollin si një sulmues i talentuar, ndonëse shpesh i pafat me dëmtimet. Njihet edhe për historinë e tij të dashurisë me vajzën e Silvio Berluskonit, Barbarën. Gjithsesi, nga Barbara është ndarë prej kohësh dhe ajo besohet se është e lumtur me dikë tjetër, ndërsa Pato për momentin ndihet keq pikërisht për punë dashurie. Ose, le të themi se ka disa synime që nuk i ka arritur ende.

Në një nga ndeshjet e Premier Ligës së Kinës, ku Pato luan me Tiançin Çuan Çian (Tianjin Quanjian), ai shpalosi një banderolë ku ishte stampuar fotografia e njërës prej aktoreve më të njohura kineze, sot për sot. Bëhet fjalë për Dilireba Dilmuratin, një kineze e re me origjinë ujgure, ndërsa Pato e ka deklaruar hapur simpatinë për të, dhe synimin për ta takuar.

“Nëse vazhdoj të shënoj shumë gola, atëherë do të tërheq vëmendjen e saj”, – ka thënë sulmuesi brazilian. Dilireba (ose Dilraba) ka 5 vjet që ka dalë fuqishëm në skenë, ndërsa është 25-vjeçare. Aleshandre Pato është po ashtu ende i ri, 28 vjeç.

Sfidanti.al