NBA, Lou Williams ‘gozhdohet’ nga foto, del nga grumbullimi i Orlandos per te shkuar ne strip club

Ylli i LA Clippers, Lou Williams eshte vene nen hetim nga NBA. Basketbollisti i skuadres kaliforniane eshte larguar nga ‘flluska’ e Orlandos(ishtebi autorizuar) per te shkuar ne nje klub striptizmi. Nje foto dhe maska me NBA e ‘gozhdojne’  yllin e Clippers qe tani rrezikon te hyje ne karantine per 14 dite.

‘Nuk jemi aspak te kenaqur me ate qe pame online-tha trajneri i Clippers, Doc Rivers teksa komentoi kete episod.

Ngjarja ndodhi te enjten, nderkohe qe te merkuren Williams zhvilloi miqesoren e pare dhe mori autorizimin per te lene kampusin per motive personale pasi duhej te shkonte ne nje funeral. Por te enjten, rapperi Jack Harlow postoi ne Instagram Story nje foto te tij me basketbollistin e skuadres kaliforniane ne nje strip club te famshem ne Atlanta. Skandali shpertheu dhe Harlow per te permiresuar gjendjen tha se behet fjale per nje foto te vjeter dhe qe e postoi pasi ai dhe Williams jane miq te vjeter. Por kjo teori nuk qendron pasi ne foto shihet qe Williams ishte me masken me shkrimin NBA qe u eshte shperndare te gjithe lojtareve qe jane ne Orlando.

Sfidanti.al