Inter, Hakimi sjell me vete dhe Hiba Abouk

Achraf Hakimi vitin e ardhshëm do të luajë me Interin pasi edhe Reali i Madridit e pranoi vlerën prej 45 milionë Eurosh të kartonit të futbollistit. Por sulmuesi i ri nuk do të jetë i vetëm në Milano. Bashkë  me të do të vijë edhe e fejuara e tij aktorja bukuroshe spanjolle Hiba Abouk, që është shumë e njohur në Spanjë për rolet e saj në seriale të ndryshme në vendin iberik dhe që është 12 vjet më e madhe se futbollisti në moshë.

Hiba Abouk që ka lindur në Madrid por që është me origjinë tuniziane flet shumë gjuhë të huaja mes të cilave edhe atë italiane dhe do të mund të ndihmojë të fejuarin e saj që të ambientohet sa më shpejt në Itali.

Sfidanti.al