Happy Birthday Lionel Messi!, Antonela e uron me videon e të birit që feston fitoren

Argjentina arriti të kualifikohej për në cerekfinale të Kupës së Amerikës pas fitores së arritur me Katarin me rezultatin 2-0 me gola të Lautaro Martinez dhe Kun Agueros. Bashkëshortja e kapitenit të skuadrës ‘AlbiCeleste’, Lionel Messi, Antonela dhe dy djemtë e mëdhenj të tyre Tiago e Mateo nuk deshën të humbasin këtë takim

Bashkëshortja e Messit, në fund vendosi të publikojë në profilin e saj në Instagram një video të djalit të madh, Tiago që festonte suksesin e Argjentinës në shkallët e stadiumit Arena do Gremio.
‘Vamos’ shkruante Antonela në postimin e saj që e kaloi shifrën e 2.5 milionë shpërndarjeve duke i bërë kështu edhe një dhuratë Messit për 32 vjetorin e tij të lindjes dhe që ishte dhurata më e bukur për futbollistin.

sfidanti.al