Familja Messi, tani në versionin ‘Simpson’

Rino Russo është një artist Italian që vizaton dhe I publikon në rrjetet sociale imazhet e personave të famshëm në versionin e serialit të njohur amerikan në kartona ‘The Simpsons’. Këtij procesi nuk I ka shpëtuar as familja e yllit argjentinas të Barcelonës, Messi dhe familja e tij. Ruso postoi në profilin e tij në Instagram një imazh të sulmuesit 32 vjecar në shoqërinë e bashkëshortes Antonela, fëmijëve të tij Tiago, Mateo dhe Ciro dhe qenit të tij Hulk.

Rino Ruso ka prezantuar një sërë imazhesh të futbollistëve të njohur në versionin ‘The Simpsons’ mes të cilëve figurojnë ato të Sesk Fabregas, Andrea Pirlos, Zlatan Ibrahimovic apo dhe Arturo Vidal.

Sfidanti.al