Derbi Kaunti, festë në lumë pijesh alkoolike për 3200 Euro

Derbi Kaunti i Frenk Lampard siguroi finalen për ngjitjen në Premier League pasi mundi Lidsin e Marselo Bielsës me rezultatin 2-1 dhe futbollistët nuk u kursyen aspak në festimet e tyre. Në fakt skuadra e Derbit me në krye trajnerin Lampard u mblodh në pub ‘The Kings Head’ për të festuar këtë sukses, madje duke e tepruar me shpenzimet e tyre dhe këtë e tregon edhe fatura e paguar

206 birra, 5 shishe Prosecco, 53 xhin toni, 75 xhiro me Jagermaister, 65 shots me vodka Grey Goose, 54 pije Sambuca dhe 38 tekila. Në total në festime u konsumuan 40 lloj pijesh me gradë të lartë të alkoolit në përbërje dhe këtu përfshihet edhe uiski i njohur kanadez ‘Fireball’ për të cilat u shpenzuan në total 2800 Paund që po t’i konvertojmë janë rreth 3200 Euro.

Por ka një mister që lëshon hije mbi këtë festë; dikush ka konsumuar Coca Cola light dhe kjo shfaqet në faturë. Kush të ketë qenë vallë?

sfidanti.al