Balotelli, foto misterioze në rrjetet sociale; do bëhet sëris baba?

Mario Balotelli publikoi një foto misterioze në rrjetet sociale që nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka ndezur thasheshemet. Sulmuesi i Nice në fakt publikoi foton e një gruaje shtatzënë por pa fytyrën e saj e shoqëruar me mesazhin : Loading. Nëse nuk është një bllof, kjo do të thotë se Balotelli mund të bëhët sërish baba. Në fakt sulmuesi italian prej disa muajsh po frekuenton një vajzë, Serenën që është nga Lecce.

sfidanti.al