Arrestohet 48 vjecari; mashtronte shitësit pasi hiqej si Andrea Pirlo

Të jesh i famshëm ka avantazhe edhe kur duhet të bësh pagesa në kasat e dyqaneve. Këtë gjë vendosi ta aplikojë një 48 vjecar nga Venezia për të mashtruar disa shitës duke u hequr si Andrea Pirlo teksa porositi nëpërmjet telefonit porositi disa veshje të kushtueshme duke u kërkuar shitësve edhe ulje të cmimeve.

Sipas asaj që publikohet te ‘La Stampa’, ‘Pirlo i rremë’ kishte edhe ndihmën e të dashurës së tij në këtë mashtrim, pasi ajo prezantohej si bashkëpunëtore e ish futbollistit të njohur italian duke marrë objektet e porositura në dyqane.
Por kjo histori nuk zgjati shumë pasi policia e zbuloi pas hetimeve të nisura pas një denoncimi të vetë Andrea Pirlos pasi kishte marrë fatura për blerje që nuk i kishte kryer. Tashmë Pirlo i rremë do të akuzohet për mashtrim dhe vjedhje identiteti.

sfidanti.al