Etrit Berisha “pa doreza”: Duam fitore me Izraelin, për kualifikimin!

Barazim me Izraelin? Vendi I tretë I kënaqshëm? Aspak! Nuk mendon kështu Etrit Berisha. Portieri I kombëtares shqiptare gjykon se të shtunën duhet synuar vetëm fitorja dhe synimi duhet të jetë vetëm një, kualifikimi për në Kupën e Botës në Rusi.

“Ndaj Izraelit është ndeshja më e rëndësishme pasi luajmë ndaj një rivali direkt, – ishin fjalët e tij që nga grumbullimi I kombëtares në Durrës, – vendi I tretë, për mendimin tim, nuk është sukses, por dështim. Në eleminatore hyn për t’u  kualifikuar. Ose shkon në Botëror, ose nuk shkon, dhe kjo vlen sidomos pasi ne ishim në Europian dhe bëmë paraqitje të mirë”. Për Berishën, synimi I Shqipërisë duhet të jetë vendi I dytë. Mesfushori Ledian Memushaj ishte pak më I rezervuar, ndonëse pohoi se duhet luajtur për fitore ndaj Izraelit.