Përse  Takaj thotë se ndeshjen e vulosi arbitri i korruptuar? Përse të tjera..

-Përse presidenti Takaj, fill pas humbjes me Kukësin, ka prishur letargjinë klasike duke akuzuar se ndeshjen e vulosi arbitri i korruptuar Jemini?

-Sepse meritojnë epitete “usta” dhe të “korruptuar”  vetëm kur ke humbur se kur kanë shërbyer janë të “ndershëm”…

-Përse ish-shefi i arbitrave, Arsen Hoxha, përtej oqeanit, nga Amerika, bërtet se maviolat dhe arbitrat gabojnë më komandë nga sipër ndaj edhe nuk ndalet marshimi i tyre?

-Sepse tingëllon më mirë kur e thua nga Amerika, sesa kur e thua nga Shqipëria ku me topin e besimit po luajnë të gjithë…

-Përse trajneri Agostineli predikon se ndeshja është mbyllur tek momenti i penalltisë fantazëm?

-Sepse as nuk e mban mend se ekipi i tij ka bërë sulmin e parë në portën e Kukësit vetëm në minutën e 55-të…

-Përse Partizani ka mbetur me gisht në gojë kur ka parë në një moment arbitrin Sadiku që nuk dha faull brenda zonës, por i tregoi kartonin Ramadanit për simulim?

-Sepse “demat” janë shpallur të padëshirushëm kur kanë “spiunuar” tek UEFA zyrtarët që luajnë me paratë e klubeve, dhe tani do ta vuajnë me ..arbitrat deri në fund nëse nuk pendohen…

-Përse sulmuesi i Partizanit,Azuabel është shpallur më i miri dhe më i keqi i ndeshjes me Korabin?

-Sepse ka shënuar një gol me portë ‘ më të madhe se 7 metra” dhe ka humbur një seri rastesh flagrante..