Partizani e drejtori Rama, asnjë fjalë për variantin italian, por variant shqiptar nuk na pëlqen!

Nëse tifozët e të kuqve mund të ndihen krenarë që ekipi i tyre është në vend të dytë në Superligë, edhe pse me transferime të bllokuara nga FIFA, nuk mendon plotësisht kështu drejtori sportiv, Olsi Rama. Suksesi 4-1 ndaj Kukësit nuk e entuziazmoi shefin e dytë të klubit, i cili deklaroi se “kemi kohë që e presim Partizanin të luajë kështu, por as tani nuk është aty ku duhet”. Rama gjykoi se loja duhet të jetë më e rrjedhshme, ndonëse vlerësoi punën e stafit teknik. Drejtori njihet si njeriu që këmbënguli për afrimin e trajnerit italian Lerda sezonin e kaluar, kur Partizani nga kampion i vendit zbriti poshtë mesit të renditjes dhe pastaj humbi edhe kupat e Europës, me trajnerin tjetër italian, Sormani. Rama ka qenë “dashnor” i shkollës italiane të futbollit, dhe jo edhe aq i asaj shqiptare, por nëse vjet nuk tha gjë për dështimin italian, këtë vit nuk ka ndërmend të kënaqet lehtë me “gjellën vendase”.

Sfidanti.al