Verë drithërimash; ideja e playoffit trondit Serie A, ja hipotezat

Të enjten u shpërnda protokollit për të gjithë klubet e Serie A që më në fund mund të nisin stërvorjet në grup në kuadër të përgatitjeve për rifillimin e kampionatit. Në 28 maj pritet që Ministri Spadafora të caktojë një datë për këtë restart (13 ose 20 qershori), por ndërkohë futbolli italian po përgatit edhe planin B për të shpëtuar sezonin dhe hipoteza e playoff dhe playoutit po bëhet gjithnjë e më konkrete. Dhe pyetja është; si janë detajet e Planit B?

Në 3 qershor, Këshilli Federal i FIGC me shumë mund të hedhë poshtë fortmatin e playoffit dhe playoutit dhe duket se në fushë do të zbresin të 20 skuadrat e Serie A. por e përditshmja ‘La Stampa’  studin më thellë këtë temë duke hipotezuar dy skenarë të mundshëm në rast se rifillimi I kampionatit do të shtyhet pas datës 20 qershor ose nëse Serie A do të ndërpritet sërish pasi të ketë sinisur

Në skenarin e parë për të bërë që të marrin pjesë të 20 skuadrave dio të krijoheshin 3 fasha; 1 për titullin, 1 për përcaktimin e klasifikimit dhe të kualifikuarave për në Europa League dhe 1 për mbijetesën në Serie A. Fasha e parë do të përbëhej nga 6 (dy të parat do të kalonin në gjysmëfinale) ose 8 skuadra. Fasha e dytë, po kështu, ndërsa fasha e 3 me 8 ekipe nëse dy fashat e para do të jenë me 6 ekipe, ose 6 në rastin e kundërt

Në skenarin e dytë, parashikohet një numër më i vogël i skuadrave që do të luanin. ‘La Stampa’ flet për një playoff të mundshëm për titullin dhe Evropë mes 8 skuadrave, një minikompeticion mes 4 skuadrave për fashën e dytë dhe një sfidë mes 8 ekipeve për qëndriumin në Serie A. Skuadrat që do të jenë të pozicionuar më mirë do të kenë faktorin fushë në favor për ndeshjet e kthimit dhe do të kualifikohen nëse do të barazojnë në dy ndeshjet e tyre.

Ndërsa sipas hipotezave të ‘Il Mattino’, titulli mund të diskutohet mes 8 ose 12 skuadrave. Në opsionin e parë, në cerekfinale do të kishim sfida rë mësha si Napoli-Inter, ndërsa në opsionin e dytë, të kaltrit që janë të 6 në renditje do të përballeshin me Sassuolon e vendit të 11

Por është edhe opsioni i 3 fashave; 6 ose 8 skuadra për titull, 4 ose 6 për klasifikimin për në Evropë dhe pjesa e mbetur do të luanin për mbijetesë. Pra Serie A po përgatit një plan të jashtëzakonshëm për të përballuar një emegjencë të jashtëzakonshme.

Sfidanti.al