Futbolli italian qan ndarjen nga jeta të Gigi Simonit; ish trajnerit të Interit, Napolit e Lazios që prej kohësh nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Simoni ndërroi jetë në moshën 81 vjecare dhe kujtohet për fitoren e Kupës UEFA me Interin në sezonin 1997/98. Gjatë karrierës së tij të gjatë regjistroi 3 ngjitje në Serie A, një fitore në Kupën Anglo-italiane me Cremonesen dhe në 1998 fitoi cmimin Pankina e Artë.
Futbolli italian po mban zi për një zotëri të vërtete, një shembull për të tjerët. Sigurisht që ai do të mbahet mend për triumfin në Kupën UEFA me Interin në 1997/98 dhe rivalitetinm e fortë me Juventusit. Por në karrierën e tij ai ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Napoli, Lazion dhe për një kohë të gjatë Genoan.
I lindur në 22 janar të 1939 ne Crevalcore, Gigi Simoni si futbollist ka veshur fanelën e Napolit, Torinos dhe Juventusit për të filluar karrierën e tij si trajner me Genoan ku edhe e mbylli atë. Edhe pse do të kujtohet më shumë për vitin 1998, Gigi Simoni ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si teknik pikërisht te kuqeblutë e Genoas. Si futbollist i Napolit, Simoni ka fituar Kupën e Italisë në sezonin 1961/62. Në 1996-97 u kthye si trajner te Napoli, por Corrado Ferlaino e shkarkoi për arritjen para kohe të marrëveshjes me Interin.
Viti I vetëm që drejtoi Interin hyri në histori dhe tifozët zikaltër nuk do ta harrojnë kurrë. Mes polemikave dhe gëzimeve Simoni ishte trajneri i parë në Itali që stërviti Fenomenin Ronaldo duke drejtuar skuadrën në një luftë pafund për titullin në sezonin 1997/98. Dueli me Juventusin u zgjidh në ndeshjen direkte e fituar nga bardhezinjtë mes polemikave. Vetë Simoni u përjashtua nga fusha për protesta ndaj arbitrit Ceccarini, ‘krimi’ i të cilit ishte mos akordimi I një penalltie në favor të Interit pas një kontakti në zonë mes Iulianos dhe Ronaldos. Atë vit, Interi i tij ‘u ngushëllua’ me fitoren ndaj Lazios në finalen e Kupës UEFA.
Sfidanti.al