Turqia kundër rrymës; nuk e ndërpret kampionatin, Obi Mikel lë Trabzonsporin

Shëndeti dhe qetësia personale vinë para një page. Është ky rasti I John Obi Mikel, ish mesfushorit të Chelseat që zgjidhi kontratën që e lidhte me Trabzonsporin deri në vitin 2021 pasi shfaqi dyshimet e tij në lidhje me faktin se Turqia nuk e ndaloi kampionatin e futbollit, pavarësisht emergjencës coronavirus

Nigeriani e shprehu qartë opinionin e tij në rrjetet sociale duke pohuar se në këtë moment nuk dëshiron të luajë futboll dhe se në ndeshjen e së dielës me Basaksehir ai nuk zbriti në fushën e lojës. Dhe në fund erdhi vendimi drastik; zgjidhja e kontratës në mënyrë konsensuale me Trabzonsporin, 14 muaj përpara skadencës së saj.

‘Në jetë ka gjëra më shumë se futbolli-shkruante Obi Mikel në Instagram pak ditë më parë-nuk ndihem komod dhe nuk dua të luaj në këtë situatë. Në këtë moment kritik, cdokush prej nesh duhet të qëndrojë në shtëpi me familjen dhe të dashurit e tij. Sezoni duhet anuluar duke parë botën që po përjeton një periudhë kaq turbulluese’

Sfidanti.al