Tuchel konfirmon se tentoi të merrte Luis Suarez te Paris Saint Germaini

Paris Saint Germaini ishte i interesuar për blerjen e Luis Suarezit. Ai që e konfirmoi këtë ishte trajneri aktual i Chelseat, Thomas Tuchel në prag te ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes  Bluve të Londrës dhe Atletico Madrid.

‘Ishte mundësia që Luis Suarez të linte Barcelonën. Tentuam, por ai preferoi të qëndrojë në Spanjë dhe të kalonte te Atletico Madrid-tha Tuchel.

Pas eliminimit në Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar, u shtuan shumë zërat për të ardhmen e Luis Suarez pas etapës së kaluar te Barcelona me uruguajanin që ishte në orbitën e ekipeve si Paris Saint Germaini apo Juventusi. Në fund Luis Suarez zgjodhi të luajë në Ëanda metropolitano me Atletico Madrid me të cilin firmosi një kontratë 2 vjecare

‘Ishim të interesuar të blinim një prej sulmuesve më të mirë të futbollit botëror-tregon Tuchel-është një sulmues I lindur, ka të gjitha cilësitë e sulmuesve. Gjithnjë dëshiron të tregojë dëshirën e tij për të shënuar pafund. I dinim cilësitë e tij dhe tentuam ta merrnim’.

Në kryeqytetin francez Suarez do të takonte mikun dhe ish shokun e skuadrës te Barcelona, Neymar.

‘Ishte një moment i vecantë-vijoi Tuchel-ndoshta do të ishte përshtatur mirë në Paris, por tani gjërat janë ndryshuar. Nuk ia vlen ta mendosh’.

Sfidanti.al