Stefani Frapar bën historinë; arbitrja do gjykojë Superkupën Evropiane

Finalja e Superkupës Evropiane mes Celsit dhe Liverpulit do të gjykohet nga një arbitre femër; bëhet fjalë për francezen Stefani Frapart që bën kështu historinë e futbollit evropian, pasi bëhet e para femër që gjykon ndeshje futbolli të meshkujve të një niveli kaq të lartë sic është Superkupa e Evropës

Frapart do të jetë në krye të një skuadre arbitrash shumica e të cilëve do të jenë të gjinisë femërore ku bëjnë pjesë Manuela Nicolosi edhe kjo franceze dhe Mishel O’Nil nga Irlanda që do të jenë asistentet e saj. Të dyja këto anësore së bashku me Frapart gjykuan edhe finalen e Botërorit të Futbollit të Femrave mes SHBA dhe Holandës. Përsa i përket arbitrit të katërt, do të jetë turku Xhynejt Cakër.

‘E kam thenë në shumë raste që potenciali i futbollit të femrave nuk ka kufij dhe jam shumë i kënaqur që Stefani Frapart u caktua si arbitrja zyrtare e Superkupës Evropiane bashmë me asistentet e saj Nikolozi dhe O’Nil-tha presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin.

Ndërsa shefi i arbitrave në UEFA, Roberto Rozeti nuk ngurroi të japë vlerësimin maksimal për aftësitë e Frapar si arbitre.

‘Stefani e ka treguar me kohë që është një prej arbitreev më të mira jo vetëm në Evropë, por edhe në botë-tha Rozeti.
Stefani Frapar para pak kohësh bëri historinë edhe në kampionatin francez duke u bërë e para arbitre që gjykoi në Ligue 1 teksa vuri drejtësi në sfidën me Amien dhe Strasburg e zhvilluar në muajin prill

sfidanti.al