Spekulimet “vdesin” më në fund , Peresiç në delir tek Bajerni

Gjithçka zyrtare,  Pas disa javësh spekulime, Bayern Munichu ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Interin për ta huazuar anësorin kroat, Ivan Perisic, për sezonin e ardhshëm.Anësori kroat kishte triumfuar në Bundesligë me Dortmundin në vitin 2012 si dhe i kishte fituar dy tituj të Kupës së Gjermanisë. Ai kishte luajtur në Gjermani edhe për rivalin tjetër të Bayernit, Wolfsburgun,.Perisici u shpreh i lumtur që po kthehet në Bundesligë.“Jam shumë i lumtur që jam sërish në Gjermani. Bayerni është njëri ndër klubet më të mëdha në Evropë. Ne dëshirojmë të luftojmë jo vetëm në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë, por edhe në Ligën e Kampionëve”, u shpreh  Perisic.