Spanjë, bëhet zyrtare; Casillas, kandidat për president I Federatës

Iker Casillas zyrtarizon lajmin e publikuar ditë më parë; vendos kandidaturën për president të Federatës Spanjolle të Futbollit për të rivalizuar me presidentin aktual të këtij institucioni. Luis Rubiales.

‘Po do të paraqes kandidaturën time për president të Federatës kur të bëhen zgjedhjet-tha Iker Casillas në një postim në profilin e tij në rrjetin social Tëitter-së bashku do ta cojmë Federatën në kulmin e futbollit më të mirë në botë; atë spanjoll’.

Me këtë deklaratë për të garuar në zgjedhjet për kreun e institucionit më të lartë të futbollit në vendin iberik, data për të cilat nuk është përcaktuar ende, Casillas bëri të ditur edhe largimin përfundimtar nga futbolli I luajtur, një zgjedhje kjo e maturuar pas atakut kardiak që ai pësoi në fillim të muajit maj të vitit 2019.

Sfidanti.al