Shprehu keqardhjen se Guardiola nuk u vra në atentat, denoncohet një përdorues i Twitter

Një përdorues i rrjetit social Twitter pritet të përballet me drejtësinë pasi shprehu keqardhjen që trajneri i Manchester Cituy Pep Guardiola nuk hubi jetën në sulmin terrorist të ndodhur 2 ditë më parë në qytetin anglez. Shoqata ‘Drets’ ka vendosur që të denoncojë këtë person për nxitje të dhunës dhe urrejtjet duke përdorur edhe hashtagun #bastaCataloniafobia. Përdoruesi në Twitter me emrin Jorge Larios shkruante në postimin e ttij: ‘Sa inat, po shoh se ka 20 të vdekur në atentatin e Manchester dhe mes tyre nuk është ai i poshtri Guardiola-më e keqja është se asnjë katalanas  nuk ka vdekur’

sfidanti.al