Në Itali flasin sërish për Kalçopolin, arbitrat në alarm

Kur thuhet reformë gjithnjë ka nga ata që ngrenë veshët, hapin mirë sytë dhe mprehin vëmendjen, pasi diçka e keqe mund të ndodhë. Në Itali po diskutohet për reformë tek arbitrat, dhe presidenti i shoqatës së tyre (AIA), Marçelo Niki, “i bie kambanës” së alarmit. “Duan që t’u heqin arbitrave që të kenë 2 për qind të votave në Këshillin Federal dhe në asambletë zgjedhëse, duan ta ulin rolin e tyre, – u shpreh ai, – duan të hapin skenarë të kohëve të kaluara”.

“Ky mund të jetë fillimi i një Kalçopoli të ri, – vazhdoi ai, – pasi edhe Kalçopoli ndodhi kur disa njerëz i futën hundët në punët që nuk u takonin”. Niki paralajmëroi se mund të ketë grevë, që do t’i prishte punë ndeshjeve të Serisë A, ndërsa deklaroi se java e fundit e kampionatit tregoi se arbitrat italianë janë gjëja më e mirë e futbollit në Apenine. “Janë pjesa më e shkëlqyer e një federate që sot për sot nuk ekziston”, – akuzoi ai.

Sfidanti.al