Barzali, në fushë vetëm në vitin 2017

Mbrojtja e Juves humbet edhe një pjesë tjetër të rëndësishme. Një dëmtim i rëndë edhe për Andrea Barzalin, i cili pak më shumë se një minutë pasi kishte filluar takimi ndaj Kievos, u detyrua ta linte fushën, pas një përplasje me Danielin. Mbrojtësit të bardhezinjve i doli shpatulla e majtë dhe u transportua menjëherë për në spital. Tashmë është e sigurtë, që Barzali do të kthehet në fushë vitin e ardhshëm, pasi sipas mjekëve, të paktën dy muaj do të duhet të rikuperohet plotësisht.