Schalke,McKennie ne fushë me shirit në nder te Floyd: Drejtësi për George

Vrasja e George Floyd nga policia  ka shkaktuar rebelim dhe trazira në të të gjithë SHBA dhe në mënyrë të vecantë në Minneapolis që ishte edhe teatri I aktit të urryer ku humbi jetën shtetasi amerikan.

Imazhet ku shfaqej polici që mbante gjurin në qafën e Floyd kanë bërë xhiron e botës dhe futbollisti amerikan iSchalkes, McKennie deshi ta kujtojë viktimën sipas mënyrës së tij. McKennie zbriti në fushën e lojës kundër Werder Bremenit me një shirit në krah në nder të tij ku shkruhej; Drejtësi për George Floyd.

Sa për kronikë, Schalke e humbi ndeshjen në Veltins Arena ndaj Werder Bremenit me rezultatin 1-0 pas golit të shënuar nga Bittencourt.

Sfidanti.al