Ronaldo thyen Mesin në garën e goal.com

Ndryshe nga një vit më parë, Cristiano Ronaldo ka mposhtur ‘pleshtin’ argjentinas Leo Messi, në votimin në Goal.com.

Kryeredaktorët dhe reporterët nga 38 edicionet e “Goal” në gjithë botën votuan për lojtarët. Çdo votuesi i kërkohet të zgjedhë 25 futbollistët më të mirë në Planet për vitin 2016, duke i dhënë të parit në listë 25 pikë dhe 1 pikë të fundit.

Çmimi, që ka renditur lojtarët më të mirë në planet që nga viti 2008, vitin e kaluar iu dha Lionel Messit. Ndërsa, këtë vit, i është dhënë portugezit Ronaldo, i cili fitoi “Champions League” me Realin e Madritit këtë vit dhe u shpall kampion Europe me kombëtaren.