Provimi i Suarez, drejtuesit e Juventusit nën hetim

Provimi i gjuhës italiane i dhënë nga Luis Suarez përpara disa javësh në Universitetin për të Huajt në Perugia vazhdon të hetohet nga Guardia di Finanza në Itali. Në orët e fundit është mësuar se drejtues të Juventusit janë nën hetim pasi u aktivizuan për të përshpejtuar procesin e marrjes së nënshtetësisë italiane. Ishte një periudhë kur Zonja e Vjetër tentoi të sillte uruguajanin në Torino dhe për këtë I duhej që Luis Suarez duhet të merrte pasaportën italiane.

Për momentin hetuesit kanë urdhëruar pezullimin me 8 muaj të rektores së Universitetit Giuliana Grego, të Drejtorit Simone Olivieri dhe të profesorëve që u morën me provimin e Luis Suarez për veprën e zbulimit të sekretit zyrtar dhe falsifikime në akte publike.

Sfidanti.al