Mancester Siti kërkon të ndryshojë rregullat e merkatos së transferimeve

Mancester Siti po mendon të bëjë një lëvizje që mund të ndryshojë rregullat e merkatos së transferimeve. Kjo është ajo që publikon tabloidi britanik ‘Daily Mail’ sipas të cilit kampionët e Anglisë u bënë nismëtarë të një ideje që do të ndryshonte datat e mbylljes së merkatos dhe disa situata të tjera

Këtë verë merkatoja e Premier leagues u mbyll në 8 gusht, ndërsa ajo e kampionateve të tjerë kryesorë të kontinentit  në 2 shtator. Kjo do të thotë se për rreth 1 muaj klubet angleze kanë mundur për shesin futbollistë, por jo të blinin, gjë që përbënte një disavantazh(të paktën kjo është ajo që mendon Mancester Siti) në krahasim me klubet e ligave të tjera evropiane.

Ajo që kërkojnë Citizens dhe që nuk dihet nëse do të aprovohet apo jo është që klubet angleze të mund të blejnë deri në fund të muajit gusht futbollistë nga ligat e tjera të huaja, por jo lojtarë nga klube të Premier Leagues angleze, që do të thotë se në fillimin e kampionatit që në Angli nis më shpejt, askush nuk do të mund të ketë mundësi të ndryshoijë ekip brenda Premier League. Me një propozim të tillë Siti pretendon se merret aspekti më I mirë; mund të blihen lojtarë të huaj me kampionatin anglez të filluar dhe asnjë klub anglez  nuk do të mund  të marrë futbollistë nga rivalet direkte në kampionatin vendas.

Ky propozim I Mancester sitit  do të diskutohet në muajin nëntor dhe nëse në votimin e muajit shkurt ai do të ketë mbështetjen e 11 klubeve, atëherë ky rregull do të aprovohet

Sfidanti.al