Arsenali në kaos, Wengerit iu kundërvunë edhe futbollistët

Në fillim ishin tifozët që kërkonin largimin e tij,  por tani atyre iu shtohen edhe futbollistët e Arsenalit. Sezoni sapo ka filluar dhe Arsene Wenger është vënë sërish në qendër të kritikave të fortas pavarësisht suksesit në Community Shield ndaj Chelseat. Pas 3 javëve të para në kampionat, Arsenali është -6 pikë kundrejt kryesuesve të Manchetser United dhe kjo për shkak të 2 humbjeve radhazi me Stoke City e Liverpool. Ajo që e ka rënduar situatën në mënyrë të veçantë është pikërisht disfata turpëruese e fundjavës me The Reds me rezultatin 4-0.

Arsenali bëri një figurë të shëmtuar  që nuk u kapërdi nga lojtarët e kësaj skuadre të cilët sipas ‘Daily Mail’ iu kundërvunë Wengerit në dhomat e zhveshjes në ‘Anfield Road’ duke e akuzuar se nuk e ndryshon asnjëherë formacionin madje as në momentet më të vështira. Gjithnjë sipas këtij tabloidi, trajneri francez e priti në heshtje këtë shfryrje të inatit të futbollistëve të tij dhe tashmë e konsideron si një lehtësim ndërprerjen e kampionatit. Ndeshja e radhës për Arsenalin është ajo ne Bournemouth që ende nuk ka fituar asnjë pikë dhe për Arsenalin fitorja ndaj kësaj skuadre në Emirates Stadium është një detyrim.

sfidanti.al