‘Paradise Papers’;shfaqet edhe emri i Joan Laportës

Në skandaline  ‘Paradise Papers’ shfaqet edhe një njohje e vjetër e Barcelonës, ish presidenti i klubit Joan Laporta. Lajmin e oublikoi televizioni spanjoll ‘La Sexta’ sipas së cilës, laporta rezulton të jetë aksioner i një shoqërie në Maltë. Më konkretisht, Laporta figuron të jetë një nga 6 aksionerët e BMVP Ltd e regjistruar në 8 shkurt të 2016.   Bashkë me Laportën, në këtë kompani rezultojnë të jenë aksionerë edhe disa sipërmarrës izraelitë mes të cilëve spikat emri i Pinhas ‘Pini’ Zahavi’, agjent futbollistësh dhe që u mor edhe me transferimin e Nejmar te Paris Sën Zhermen.

Sipas dokumentave, BMVP mes aktiviteteve të tjera, ka krijuar një shkollë virtuale online për të dhënë leksione sportive në internet nëpërjemet disa sesioneve të fotografuara dhe aplikacioneve të bazuara në teknologji. Kjo shoqëri u shkri në 4 qershor të këtij viti dhe sipas vetëLaportës, projekti ekzistonte, por nuk funksionoi kurrë dhe për këtë arsye ajo u mbyll

‘Paradise Papers’ është hetimi më i madh i bërë nga media ndërkombëtare që zbuluan personat që ishin  pas të famshmeve parajsa fiskale dhe strukturave të komplikuara financiare që shërbenin për fshehjen e të ardhurave. Hetimi, në të cilin morën pjesë 382 gazetarë nga të gjithë kontinentet gjatë këtij viti, u bë nën firmën e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarisë Investigative e drejtuar nga ‘Süddeutsche Zeitung’. Informacioni që ka kjo e përditshme i tejkalon ato që kishin të bënin më ‘Panama Papers’. Në total janë 13.4 milionë dokumenta nga firmat e avokatisë Appleby dhe Asiaciti Trust dhe të 19 juridikisoneve opake të shpërndarë në të gjithë planetin, pa harruar 2 milionë dokumentat e ‘Panama Papers’. Këto juridiksione janë në Antigua y Barbuda, Aruba, Bahamas, Barbados, Bermuda, Ishujt Kajman, Kuk, Dominikë, Granada, Labuan, Líbano, Malta, Ishujt Marshall, St. Kitts y Nevis, Santa Lusía, San Visente, Samoa, Trinidad &Tobago dhe Vanuatu dhe janë pjesë e listës së vendeve të quajtura parajsa fiskale. Në total janë 1.4 terabit  që kanë informacione prej 70 vitesh nga këto territore.

Sfidanti.al