Nje pyetje karamel per Salah: Kepuca e Arte apo trofeu i Championsit…

Sulmuesi këmbëshpejtë egjiptian që luan me Liverpulin, Mohamed Salah, po zhvillon një sezon fantastik dhe më të mirin në karrierën e tij, ndërkohë që ai po fiton dhe ndodhet në garë për të gjithë çmimet individuale. Deri tani, ai ka shënuar 40 gola në të gjithë konkurrimet dhe kjo është arsyeja që ai ndodhet në qendër të vëmendjes së opionionit publik sportiv, ndërsa konkurron që të fitojë çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premier Ligë, të golashënuesit më të mirë… Por, sidoqoftë, të gjitha këto çmime individuale dhe shifrash rekord ai është gati që t’i zëvendësojë vetëm me një diçka – triumfin në Ligën e Kampioneve.

“Nëse do të më jepej mundësia që të zgjidhja, nuk ka asnjë dyshim se unë do të zgidhja Ligën e Kampioneve. Triumfi në këtë Ligë është më i rëndësishëm se çdo çmim tjetër, mua nuk më intereson asgjë tjetër”, vuri në dukje Mo Salah.

Sfidanti.al