Maradona “përshëndet” Ronaldon: “Je larg për të qenë më i miri”!

“Unë e respektoj atë që ka bërë Kristiano në karrierën e tij, por asgjë më shumë se aq”, vuri në dukje ish-futbollisti virtuoz argjentinas Diego Armando Maradona, duke theksuar se Ronaldo është larg për të qenë, sikurse pretendon ai vet, futbollisti më i mirë në histori. Ronaldo ka fituar dy vite me radhë trofe dhe çmime individuale nga më të rëndësishme që e bëri atë të deklaroi se ai është më i miri në historinë e deritanishem të futbollit!

“Secili mund të thotë atë që i pjell mendja, por kjo është një e pavërtetë e pastër. Unë, në përgjithësi, nuk kam menduar se Ronaldo është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit. Unë e respektoj atë si futbollist dhe atë që ai ka bërë në karrierën e tij, por ai është larg për të qenë futbollisti më i mirë në histori”, deklaroi Maradona.

Sfidanti.al