Manchester City e pëson keq, UEFA e përjashton për dy sezone nga Liga e Kampioneve

UEFA I jep një ndëshkim ekzemplar Manchester City teksa e ndëshkon klubin anglez nga Liga e Kampioneve në 2 sezonet e ardhshme 2020/2021 dhe 2021/22 si dhe e dënoi edhe me një gjobë prej 30 milionë Eurosb

Salla e Gjykimit në UEFA mori në shqyrtim të gjitha provat e shfaqura dhe zbuloi se Manchester City kishte kryer shkelje të rënda të rregullores së licencimit dhe të Fair Play Financiar të UEFA teksa raportoi tëe ardhura dhe btë fryra nga sponsorizimet dhe bilanc financiar të manipuluar për vitet 2012-2016.

Sipas asaj që u publikua nga e përditshmja ‘The Guardian’ në atë kohë, UEFA e denoncoi Manchester City për mungesë transparence në lidhje me të ardhurat prej 140 milionë Euro të siguruara nëpërmjet sponsorizimeve të dyshuara të ardhura nga kompani të kontrolluara nga pronari I Manchester City Mansour Bin Zayed

Ndërkaq ka ardhur edhe reagimi I Manchester City pas vendimit të UEFA me klubin anglez që e kontestoi me forcë këtë dënim duke kritikuar UEFA për mënyrën sesi e zhvilloi këtë proces. Kampionët e Anglisë në një komunikatë për shtyp theksuan se kanë mbetur të zhgënjyer, por jot ë habitur nga ky vendim paragjykues duke konfirmuar apelimin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ku do të kërkojë një gjykim të paanshëm.

Sfidanti.al