Spanjë, La Liga pranë rikthimit; ndeshje cdo ditë në 2 fasha orare

Edhe futbolli Spanjoll po shkon drejt rifillimit të tij. Federata Spanjolle dhe La Liga kanë arritur një marrëveshje mes tyre në lidhje me oraret e zhvillimit të ndeshjeve në pjesën e mbetur të sezonit në momentin që skuadrat do të rikthehen në fushat e lojës, një akord ky që gjithsesi do të duhet të ratifikohet në gjykatë.

Marrëveshja parashikon që të luhet në cdo ditë të javës në dy fasha orare; në 20:00 për zonat më të freskëta dhe në 23:00 për qytetet që kanë një klimë më të nxehtë dhe e gjithë kjo duke marrë parasysh  faktin që La Liga mendohet të rinisë në qershor

Ideja është që secila prej skuadrave të luajnë nga një ndeshje cdo 72 orë, dmth ajo që do të luajë të hënën nuk do të mund të kthehet në fushën e lojës për sfidën pasardhëse përpara së enjtes. Kjo mënyrë organizimi do të lejojë La Ligën që të mbyllin sezonin  brenda 29 korrikut që është afati i vendosur nga UEFA në mënyrë që kjo e fundit të zhvillojë pjesën e mbetur të Ligës së Kampioneve dhe Europa League.

sfidanti.al