Shtatë “plagë” për Realin e Zidanit në prag të Vijarrealit!

Do të jenë pikërisht kaq mungesat për ndeshjen që nis sot pasdite, diçka vërtet e rëndë për kampionët e Spanjës. Reali i Zinedin Zidanit zbret me formacion të pazakonshëm në fushën e Vijarrealit në orën 16:15, për ndeshjen e La Ligës, pasi ka pasojat e dëmtimeve dhe të koronavirusit. Kapiteni Sergio Ramos është mungesa kryesore dhe kjo për shkak të një dëmtimi në ndeshjen ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve. Ja mungesat madrilene: Ramos (dëmtim), Valverde (dëmtim), Odriozola (dëmtim) , Benzema (dëmtim) , Joviç (kovid), Militao (kovid, Kasemiro (kovid). Për më tepër, Zidani ka edhe Iskon të pakënaqur, që mund të largohet nga skuadra gjatë muajve të ardhshëm. Ja formacioni i Realit: Kurtua, Lukas Vaskez, Naço, Varan, Mendi, Modriç, Kros, Asensio, Hazar, Odegard, Mariano.

Sfidanti.al