Der Shpigel spiunon gllabërimin e agjentëve të Bejl dhe Toni kros

‘Der Spiegel’ zbulon të tjera të dhëna në lidhje me hetimet mbi financat e futbollistëve. Këtë radhë e përditshmja gjermane ka publikuar përfitimet e agjentëve të Gareth Bale dhe Toni Kroos nga Reali i Madridit.

Sipas Der Spiegel, agjenti i Gareth Bale arriti një marrëveshje me klubin madrilen për një komision prej 16.3 milionë eurosh për të mbyllur përfundimisht tratativat në lidhje me transferimin e Uellsianit nga Tottenham te Reali i Madridit, një pagesë kjo që u bë në 3 këste.

Për sa i përket Kroos, Der Spiegel bën të ditur se agjencia që përfaqëson futbollistin përfitoi 5 milionë euro nga rinovimi i kontratës së mesfushorit me Los Blancos deri në vitin 2022.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, agjenti Volker Strut siguroi 2 milionë euro për këtë vit, ndërkohë që pjesa e mbetur prej 3 milionë Eurosh do t’i përfitojë përpara vitit 2018 kur mbyllej kontrata e mëparshme e Kroos me Realin e Madridit.
Der Spiegel bën të ditur gjithashtu se shumë shpejt do të publikojë një listë me shifrat më marramendëse të përfituara nga agjentët e futbollistëve nga komisionet e transferimit të klientëve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *