Kupa e Botës ‘Qatar 2022’; zyrtarizohen datat, nis në 21 shtator

Federata Ndërkombëtare e Futbollit zyrtarizoi datat e Botërorit të Futbollit të vitit 2022  që për herë të parë do të zhvillohet në muajt e dimrit. Edicioni i Kupës së Botës së Katarit do të nisë ditën e hënë në 21 nëntor në 13:00 me orën lokale(në 11:00 me orën evropiane) në Bayt Stadium me kapacitet me 60 mijë vende me përfaqësuesen e vendit mikpritës që do të luajë ndeshjen e hapjes së kampionatit.

Oraret e nisjes së ndeshjeve për fazën e grupeve janë fiksuar: 13:00, 16:00, 19:00 dhe 22:00, gjithnjë sipas orës lokale. Ndeshjet e fazave me eliminim direkt do të jenë në 18:00 dhe 22:00 sipas orës lokale. Finalja e Botërorit  do të luhet në 18 dhjetor në orën 16:00 me orën evropiane në stadiumin Losail me kapacitet prej 80 mijë vendesh.

Faza e grupeve e botërorit të Katarit do të zgjasë 12 ditë dhe cdo ditë do të luhen 4 ndeshje. Skuadrat kombëtare kanë avantazhin se duke parë dimensionet jo të mëdha të vendit organizator, nuk do të kenë të nevojshme të bëjnë udhëtime të gjata apo spostime gjatë evenimentit.

Sfidanti.al