Ju kujtohet Havier Agirre? Është trajneri I ri I Leganés

Havier Agirre është zyrtarisht trajneri I ri I Leganesit. Trajneri meksikan zëvendëson te kjo skuadër që është në vendin e fundit të klasifikimit, do të zëvendësojë në pankinë Luis Sembranos, I cili e drejtoi Legans në 3 ndeshje në vend të Maurisio Pelegrinos së larguar.

Agirre e gjen Leganes me 5 pikë në vendin e fundit dhe 6 pikë larg zonës së shpëtimit nga rënia në Divizionin e dytë. Meksikani ka drejtuar edhe më parë skuadra në Spanjë si Real Saragoza, Espanjoli, Osasuna dhe Atletiko Madrid. Ai ka punuar gjithashtu edhe me Atlante e Pacuka në Meksikë ndërkohë që ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Meksikës, Japonisë dhe Egjiptit.

Eksperienca e fundit e tij në rang klubesh ishte Al Ëahda në Emiratet e Bashkuara Arabe. Havier Agirre do të bëjë debutimin e tij si trajner I Leganes të premten me ndeshjen ndaj Real Sociedad në Anoeta.

Sfidanti.al